Lorik Cana nuk e bën dramë humbjen ndaj Kilit: Shqipëria ka një ekip me të ardhme, ja kush janë yjet e skuadrës

Lorik Cana

Lorik Cana ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për mediat amerikano-latine ku në fokus ishin dy ekipet, të cilat u ndeshën në Parma.

I pyetur mbi kuqezinjtë, ish-kapiteni legjendar tha: “Shqipëria ka një ekip të ri. U kualifikuam në Euro 2024 si të parët në grupin tonë. Nuk mendoj se është diçka e rastësishme pasi disa prej futbollistëve tanë luajnë në ekipet shumë të mira në Europë”.

Pasi i kërkuan që të ishte më konkret, Cana argumentoi mendimin e tij duke pohuar se: Shqipëria ka një ekip me të ardhme. Mendoj se lojtarë si Strakosha, Kumbulla, Mitaj, Balliu, Asllani e Broja do të jenë çelësi i suksesit në të ardhmen”.

Related posts

“Nuk dorëzohemi kurrë”/ Mesazh force i Gvozdenovic pas humbjes ndaj Egnatias: Duhet të përgatitemi, s’kemi zgjidhje tjetër

“Merita e lojtarëve”/ Nevil Dede përulës pas triumfit të madh, tregon për kë e kishte puthjen

Egnatia jep mesazh titulli, 4 gola dhe dominim absolut ndaj Elbasanit (video)