173
Ndeshja Tottenham-Milan, e vlefshme për ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 të Champions League do të fillojë 10 minuta me vonesë. Fillimi i ndeshjes së planifikuar për në orën 21:00 në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër u shty me dhjetë minuta për shkak të vonesës së autobusit të Milanit, i cili mbeti i bllokuar në trafik.
Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur para ndeshjes së sotme kundër Tottenhamit. “Kemi kërkuar një shtyrje 10 minuta. Është një takim i rëndësishëm.”