Kristjan Asllani e nisi si titullar ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Parmës (2-1). Mesfushori kuqezi ishte lojtari më i mirë në fushë për ekipin zikaltër (nota 8), ndërkohë që skuadrës së Simone Inzaghit iu deshën 120 minuta për marrë kualifikimin.
Pas ndeshjes, 20-vjeçari nga Elbasani u shpreh i kënaqur që ekipi i tij arriti që të sigurojë kalimin në raundin e ardhshëm, duke treguar dhe atë çka nuk shkoi tek Interi në pjesën e parë. “Misioni u krye me sukses. Jemi të lumtur që arritëm të kalojmë në raundin tjetër.
E dimë që ndeshja e parë në Kupën e Italisë është gjithmonë e vështirë. Pjesa e parë nuk ishte aty ku duhej, pasi ishim të ngadaltë në manovrat tona, por në fraksionin e dytë reaguam dhe arritëm të ndryshonim rezultatin. Jam i kënaqur me paraqitjen time, tani na duhet të fokusohemi në ndeshjen tjetër“, u shpreh lojtari i talentuar shqiptar. Asllani është aktivizuar këtë sezon në 14 ndeshje mes Serie A, Kupës së Italisë dhe Champions League, por vetëm prej tyre i ka nisur si titullar.