“Lojtarët shtriheshin në fushë për të fituar minuta”/ Trajneri i Valmieras nuk i del inati pas eleminimit: Partizani na provokonte, tipik skuadër ballkanase (video)

Partizani arriti që të kalonte në Play Off të Conference League. Të kuqtë kaluan Valmieran në turin e tretë, ndërsa trajneri i letonezve, Jurgis Kalns, u shpreh se nga Partizani e provokuan jo pak.

“Duhej t’i kishim shënuar një gol Partizanit, t’i ushtronim presion, por ajo penallti vendosi shumë. Pastaj rivali mund të na provokonte lirisht, të zvarriste ndeshjen dhe të fitonte minuta. Partizani provokoi shumë, shtrihej më shumë në fushë, tipike ballkanike. E kishim thënë se kjo do të ndodhte. Kishte edhe disa provokime të vogla jashtë fushës”, tha Kalns. 

Related posts

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist