Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka komentuar humbjen e sotme të skuadrës së tij ndaj Vllaznisë, duke e cilësuar një sfidë të dobët për ekipin e tij.
“Ishim të paqartë në qarkullim, kishim frikë të mbanim topin. Kishim raste në të dy pjesët, normalisht nuk meritonim të fitonim, por mund të barazonim ndeshjen. Ishte ndër ndeshjet ku nuk luajtëm ashtu siç duhet me topin.
E para ishte që fshiheshim, nuk merrnim topin në zonat boshe, kthenin shpinën dhe kishin frikë të shkonin në kontakt me topin. Ishim të paqartë, bëmë pasime gabim, në mesfushë edhe me pasime mbrapa. I lëshuam hapësirën Vllaznisë, binim pre e presingut të lehtë të tyre. Pjesa e dytë ishte pak më ndryshe, nuk jam i kënaqur absolutisht me atë që treguam sot në fushë. Në jemi ekipi që kemi shënuar më pak gola, është problem i yni, nuk është problem vetëm i sulmuesve, por edhe mesfushës e të gjithëve. Na duhet një lojtar që të shënojë gol, kishim mundësi që të shënonim gol.