Lojtarë pozitivë te Sllovenia, anulohet miqësorja e Shpresave

Pandemia koronavirus anulon miqësoren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë me Slloveninë. Ndeshja e planifikuar të luhej këtë të enjte në Elbasan, nuk do të zhvillohet, pasi skuadra sllovene është kthyer në vatër të virusit, me disa futbollistë që kanë rezultuar pozitivë.

Në situatën e krijuar dhe pas konsultave ndërmjet dy federatave, është vendosur që skuadra Sllovene të mos udhëtojë drejt Shqipërisë, si masë paraprake për mbrojtjen e shëndetit të sportistëve.

Me ekipin e Alban Bushit që ka nisur përgatitjet, u vendos që grumbullimi të shfrytëzohet për të testuar futbollistët në miqësoret me dy skuadrat e Kategorisë Superiore, Apolonia dhe Tirana.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)