175
Pandemia koronavirus anulon miqësoren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë me Slloveninë. Ndeshja e planifikuar të luhej këtë të enjte në Elbasan, nuk do të zhvillohet, pasi skuadra sllovene është kthyer në vatër të virusit, me disa futbollistë që kanë rezultuar pozitivë.
Në situatën e krijuar dhe pas konsultave ndërmjet dy federatave, është vendosur që skuadra Sllovene të mos udhëtojë drejt Shqipërisë, si masë paraprake për mbrojtjen e shëndetit të sportistëve.
Me ekipin e Alban Bushit që ka nisur përgatitjet, u vendos që grumbullimi të shfrytëzohet për të testuar futbollistët në miqësoret me dy skuadrat e Kategorisë Superiore, Apolonia dhe Tirana.