“Lojtar pa personalitet”, në Itali kryqëzojnë paraqitjen e Kristjan Asllanit në derbi ndaj Milanit (NOTA)

Kristjan Asllani ka përfunduar mes “fajtorëve” të humbjes së djeshme të Interit përballë Milanit. Për shtypin italian disfata zikaltër në derbin e qytetin ka “fajtorë” dhe mes tyre ka përfunduar edhe mesfushori shqiptar.

Në analizën e bërë pas ndeshjes portali “Calcio Mercato” ka vlerësuar me notën 5 (pesë) paraqitjen e Asllanit duke e argumentuar se: “Nuk ka personalitetin e duhur për ndeshje të mëdha, me atë në fushë reparti i mesfushës ishte më i qëndrueshëm”.

Me notën më të ulët ishte vlerësuar trajneri Simone Inzaghi. “Nuk lexoi ndeshjen si duhet në të dy pjesët. Me zëvendësimet e bëra në mesfushë i dha mundësi Milanit ta zhvillonte sipas planit ndeshjen”, ishte komenti i portalit për teknikun, të cilin e vlerësoi me notën 4.5.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe