Derbi lë me pasoja Tiranën, futbollisti shfaq probleme fizike pas ndeshjes me Partizanin (EMRI)

Derbi i parë i këtij kampionati mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi në barazim pa gola. Supersfida e javës së gjashtë ju dhuroi skuadrave vetëm nga një pikë dhe shumë entuziazëm në tribuna.

Në ndryshim nga derbet e kaluara, ai i ditës së shtunë ishte i qetë dhe me pak raste për shënim. Në pjesën e parë ishin bardheblutë ata që u shfaqën më kërkues, duke iu afruar golit në dy raste, por pa sukses. Pas përfundimit të ndeshjes, mësohet se lojtari i Tiranës Gledi Mici ka shfaqur një problem fizik në kofshë dhe këto ditë pritet të mësohet gjendja e tij, nëse do të jetë gati për takimin e javës së ardhshme ndaj Skënderbeut.

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont