Lista e Champions-it të Partizanit/ Përballja ndaj BATE-s, Zoran Zekic lë jashtë tri lojtarë

Partizani nis me surpriza fushatën në Champions League këtë sezon. Skuadra kampione e Shqipërisë ka dërguar listën e lojtarëve, të cilët do të jenë nën urdhërat e Zoran Zekiç në duelin me BATE Borisov.

Në këtë listë spikat mungesa e portierit Bekim Rexhepi, i cili sezonin e fundit ishte titullar me të kuqtë. Një tjetër mungesë, e cila nuk mund të konsiderohet surprizë, ishte edhe ajo e Masanga Matondo-s, i cili nuk është rikthyer ende në skuadër.

Surprizë mund të konsiderohet mungesa e Gjelbrim Taipit. Ish-kapiteni i Kukësit firmosi ditën e djeshme me të kuqtë, duke u zyrtarizuar megjithatë mungon në listë. Kjo e fundit nuk është përfundimtare dhe Taipi do të jetë në gjendje të aktivizohet me “të kuqtë” nëse ekipi kampion do të kualifikohet në turin e radhës.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…