LIGA E KOMBEVE/ Karton i kuq i Vojvodës e tre gola të pësuar nga Rumania, natë për t’u harruar për Kosovën

by KLIKOJE.AL

Kosova e nis me humbje edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ekipi dardan u mund me rezultatin 0-3.

Denis Man hapi serinë e golave për rumunët në fundin e pjesës së parë, ndërsa Marin dyfishoi rezultatin nga penalltia. Në minutat e fundit, Dragus vulosi fitoren me golin e tretë.

Duhet përmendur që Kosova mbeti me 10 lojtarë, pasi Vojvoda mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha para kohe. Një natë për t’u harruar për skuadrën drejtuar nga Foda, që tani duhet të mendojë për ndeshjen ndaj Qipros.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.