Librazhd/ Digjet kabina elektrike, 30 familje mbeten pa energji

Një kabinë elektrike është djegur tek lagja e tregut në Librazhd. Mësohet se shkak është bërë ngarkesa e madhe në rrjet. Po punohet për riparimin e problemit në kabinë ndërsa për pasojë pa energji elektrike kanë mbetur rreth 30 familje.

Në Librazhd gjatë natës ka pasur herë pas here shkëputje të energjisë elektrike.

Kjo pasi nënstacioni elektrik nuk e ka përballuar ngarkesën që krijohej nga HEC-et e vogla në Rrapun, Hotolisht, Dragostunjë, Polis.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën