“Lewandowski i fortë, por ne kemi Cikalleshin”/ Sylvinho në prag të ndeshjes me Poloninë: Luftojmë edhe për gjysmë pikë…

Para pak orësh ekipi dhe stafi i Shqipërisë mbërritën në Varshavë, teksa në orën 18:00 do të kryejnë edhe stërvitjen e fundit për sfidën e madhe të së nesërmes. Trajneri u shpreh optimist për sfidën ndaj Polonise duke theksuar se ekipi është gati.

“Po, jemi gati. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të kuptuar pak lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 lojtarë dhe zgjedhur 23 për të bërë këtë ndeshje. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur. Janë të fortë, por jemi të lumtur me punën me të gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë me ta. Kemi një shans gjithmonë por të gjithë së bashkë është më e lehtë.

E keni vendosur formacionin? “Siç e thashë jemi gati, por jemi gati të 23. Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë dhe Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. Kemi formacionin titullar që do të shihni nesër. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne që mund të përforcojë të gjithë këta lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë. Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet”, tha Silvinjo

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)