Lëvizja Bashkë dhe qytetarët protestojnë kundër 58-katëshit, heqin rrethimin tek lulishtja

by KLIKOJE.AL

“Tirana s’ka më parqe, s’ka më pemë”. Ishte kjo thirrja e vazhdueshme e protestuesve nga Lëvizja Bashkë, të cilët kanë protestuar për të mbrojtur parkun mes pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operës dhe Baletit. Në momentin kur kanë tentuar që të heqin rrethimin tek lulishtja, menjëherë ka ndërhyrë policia.

Parku është rrethuar dhe pritet të kthehet në një kantier ndërtimi. “Këta ulërasin do të bëjmë Dubain, por Dubai ngrihet mbi asgjë. Hiqni dorë, mos ju bindni një njeriu pa dinjitet. Çdo pallat që ngrihet në Tiranë është një vrasje”, u shpreh një protestues.

Pedagogu Ervin Goci, pjesë e kësaj proteste, u shpreh se ky sistem nuk do të ndalojë deri sa të ndëtojë në çdo cep të vendit.

“Kjo kauzë dhe shumë kauza të tjera ndërtimi në Tiranë, nuk ka asnjë dallim nga inceneratori. Skema e inceneratorëve ndoshta është më e shpejtë, por skema të tilla janë grabitje. Toka këtu është pasuri publike, siç mbrohen taksat, duhet mbrojtur edhe prona”, tha ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.