Tirana po bën një revolucion në skuadër duke larguar “të padobishmit”. Për shkak të krizës në të cilën ndodhet bardheblutë, nevoja për përforcime të reja është e lartë.
Futbollisti kroat Leon Krekovic është zyrtarisht lojtar i ri i KF Tiranës. Sulmuesi vjen pas angazhimit të tij të fundit me HŠK Posusje në Bosnje Hercegovinë. Media boshnjake Posusje ka shkruajtur për transferimin e lojtarit.
Leon Krekovic ka qenë pjesë edhe e një prej klubeve më të mëdha kroate, Hajduk Split, ku ka fituar eksperiencë të rëndësishme në nivele të larta të futbollit ballkanik. Karriera e tij përfshin disa kampionate në rajon, duke e bërë atë një lojtar me bagazh dhe stabilitet në prapavijë.
Kalimi i tij te Tirana shihet si një përforcim i rëndësishëm për sulmi, të cilët synojnë të rrisin cilësinë në skuadër për janarin. Drejtuesit e klubit shprehen optimistë se Krekovic do të përshtatet shpejt dhe do të japë kontribut të vlefshëm në objektivat e ekipit.
