130
Tërmeti i fortë që ra në Bosnje Hercegovinë mbrëmjen e kaluar është ndjerë më së shumti në veri të Shqipërisë.
Tërmeti është ndjerë kryesisht në qytetin e Shkodrës ku ka pasur lëkundje të forta.
Sipas gazetarit të “Panorama”, kjo ka ngjallur panik e frikë tek qytetarët që kanë reaguar menjëherë.
Nga raportimet e deritanishme, nuk ka lëndime në njerëz apo dëme materiale.
“Lëkundjet kanë shkaktuar frikë, ka pasur qytetarë që kanë dalë prej banesave të tyre, ndërsa disa të tjerë që banojnë në kate të larta pallatesh kanë gjetur mundësi të tjera për ta kaluar natën tek të afërm të tyre”, tha gazetari.