Legia e Varshavës “shqiptarizohet”, një tjetër futbollist i bashkohet Muçit dhe Çelhakës (video)

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Qëndrim Zyba ndihet i lumtur me transferimin te ekipi polak, Legia Varshava.

Dje (e enjte) u konfirmua nga Ballkani se është arritur marrëveshja me Legian për huazimin për gjashtë muaj me të drejtë blerje për Zybën. Pas prezantimit, Zyba është shprehur i lumtur me transferimin dhe i gatshëm të “luftojë” për fanellën e Legias.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar sepse jam në një vend të veçantë. Unë iu bashkova Legias së Varshavës, klubit më të madh në Poloni, me tifozët më të mirë dhe ambiciet e kampionatit. Kjo ditë është përmbushja e ëndrrës sime që kam kohë që punoj”, ka thënë Zyba pas prezantimit. Kujtojmë që në skuadrën polake pjesë janë edhe dy futbollistët shqiptarë si Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.k

 

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)