Talentet shqiptarë i gjen kudo, mjaft që të kesh durim e guxim për t’i evidentuar ata. Sidomos në akademitë e njohura në Greqi, ku një ndër ta është Lefter Maluqis, i cili luan si mesfushor në qendër, në disa pozicione, duke bërë dhe “6-shin”, “8-shin”, apo dhe “10-tsh”. Ai sapo ka lënë të 15-tat dhe ka një fizik për t’u admiruar, madje duke parë talentin etij në fushë apo dhe fizionominë fizike, Maluqis është nga më të spikaturit, duke u rritur në Akademinë e skuadrës së Panachaikit dhe aktualisht luan me skuadrën e U-17 të Panathinaikosit.
Për shqiptarin ka ngjellur interes edhe struktura e skuadrës së parë të Panathinaikosit, ndërsa menaxheri shqiptar i FIFA-s, që ka transferuar shumë lojtarë të rinj shqiptarënë disa shtete dhe kampionate të Europës, pritet që të sistemojë së shoejti edhe gjirokastritin Maluqis. “Shpresoj shumë që të luaj në klubin e njohur të Panathinaikosit, pasi e simpatizoj për historinë që ka. Unë kam idhull Lefter Millon, për nga statura por kam dëgjuar që ka qenë një talent. Menaxheri im Bruno Dodi po punon që unë të stabilizohem.
Personalisht po punoj shumë sepse dua që të grumbullohem së shpejti edhe me Kombëtaren U-17, pasi unë jam 15-vjeç e gjysmë aktualisht dhe dua që më pas të vesh fanelat e U-19, U-21 e pse jo të Kombëtares së madhe. Me punë do t’ia dal sepse edhe menaxheri im po më ndihmon shumë”,- tha gjirokastriti që luan në Greqi, Leftër Maluqis.