Largimi nga Rumania, Herald Marku zgjedh të rikthehet në Shqipëri, kontratë 2-vjeçare me klubin e ri

by KLIKOJE.AL

Herald Marku është lojtari më i ri i Flamurtarit. Sipas Neësport.al, mesfushori shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me UT Arad në Rumani, duke dalë lojtar i lirë në merkato. Për mesfushorin u përfol se kishte interes nga Kosova, por 28-vjeçari është bindur nga projekti i kuqezinjëve.

Kujtojmë që ky është një rikthim për Markun në Shqipëri dhe është një emër mjaft i njohur. Më parë, mesfushori ka mbajtur veshur fanellën e Dinamos, Partizanit, Tërbunit, Kastriotit dhe Vllaznisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.