Lajme shqetësuese vijnë nga Kombëtarja! Broja shtang kuqezinjtë, Sylvinho pa tre lojtarë ndaj Çekisë

Lajm shumë shqetësues për Kombëtaren shqiptare teksa ylli i skuadrës, Armando Broja, ka munguar në stërvitjen e sotme. Sulmuesi kuqezi vijon të ndjejë shqetësime në gjurin e operuar dhe është preferuar të qëndrojë pushim seancën e sotme. Stafi teknik do të vendosë ditën e nesërme për situatën e bomberit të talentuar.

Jo vetëm Broja, por Sylvinho ka stërvitur një grup të reduktuar sot pasi edhe mesfushorët Keidi Bare dhe Klaus Gjasula nuk janë bashkuar me grupin. Bare është ende i dëmtuar ndërsa Gjasula do të vijë mbrëmjen e sotme në Shqipëri pasi kaloi situatën me infeksion dhe mbetet për t’u parë sesi do të jetë gjendja e lojtarëve.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës