Lajm i keq për Partizanin, mbrojtësi u dëmtua ndaj Egnatias dhe operohet; ja sa pritet të mungojë (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Dëmtimi që mori në ndeshjen përballë Egnatias ka rezultuar fatal për mbrojtësin e Partizanit, Marçelino Prekën. Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit në faqen zyrtare. Kampionët në fuqi njoftojnë mbi operimin e Prekës, me këtë të fundit që pësoi frakturë në krahun e majtë e cila e çoi drejt ndërhyrjes kirurgjikale. Qendërmbrojtësi pritet të mungojë më shumë se 1 muaj, duke humbur kështu derbin përballë Tiranës, ndeshje e cila do të luhet me datë 3 dhjetor në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

“Marçelino Preka i është nënshkruar sot operacionit pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Egnatias. Mbrojtësi ynë si pasojë e një frakturë ne klavikulën e krahut të majtë ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe aktualisht po trajtohet në ambjentet e “Spitalit Amerikan” nën monitorimin e stafit mjekësor të ekipit.

#RikthehuMëiFortëMarçelinoPreka”, shkruan klubi i Partizanit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.