Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë pranë zonës në Tiranë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në dalje të kryeqytetit, në rrugën e Elbasanit, teksa raportohet se një persona ka mbetur i plagosur. Nga ana tjetër, policia ka identifikuar autorin e dyshuar Amarildo Kamberi, i cili u shpall në kërkim.
Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë një konflikt pronësie, teksa i plagosuri është 47-vjeçari Mirush Kalaveri, i cili ka marrë një plumb në këmbë nga fqinji i tij.
“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. K., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.