Laçi “ngrin” në të ftohtin e Korçës Skënderbeun, kurbinasit rikthehen te suksesi pas 8 ndeshjesh radhazi pa fitore (video)

Laçi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Pas 8 ndeshjesh pa marrë fitore, ekipi kurbinas ia ka dalë të fitojë me rezultatin 0-1. Gjithçka u vendos nga goli i Mjakit në minutën e 12′ pas asistimit të Sobowales.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu u mundua të hynte në lojë, por tentativat e Rashicas apo Liços nuk rezultuan deçizivë. Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e pestë me 22 pikë.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës