“Fshesa” kap edhe Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar në listën e largimeve në merkaton e verës

“La Gazzetta dello Sport”

Kristjan Asllani larg Interit? Sipas “La Gazzetta dello Sport” klubi zikaltër ka bërë gati një listë me pesë emra, të cilët nuk do të jenë më pjesë e projektit zikaltër vitin që vjen.

Sipas të përdishmes, “La Gazzetta dello Sport” mësohet se në këtë listë figuron edhe emri i Kristjan Asllanit, i cili “sa herë është thirrur në kauzë nuk ka bindur”.  Po sipas gazetës sportive në dalje janë edhe emra si Fratessi, Acerbi, Arnautoviç dhe Correa. Asllani u ble nga Empoli për një shumë prej rreth 15 milionë euro në verën e vitit 2022. Në pak më shumë se dy sezone ai bëri 64 paraqitje dhe një gol për zikaltrit.

Vetëm disa ditë më parë, një ofertë trokiti në dyert e Interit për Kristjan Asllanin, me 20 milionë euro nga Premier League që u refuzuan nga klubi zikaltër. 

Prej kohësh, shumë klube angleze kanë shfaqur interes për mesfushorin e Kombëtares sonë, me Premier Leaguen që e bën një opsion të mundshëm për të Duket se Asllani e ka të vështirë të mbajë presionin e Hakan Calhanoglu-s, për sa i përket vendit të titullarit, ndaj edhe në Itali, e shikojnë mesfushorin shqiptar, në një aventurë tjetër jashtë Italisë.   ardhmen e tij. 

KONTRATA DERI NË VITIN 2028

Inter njoftoi rinovimin e kontratës me shqiptarin Kristjan Asllani në shtator të vitit 2024. “FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së lojtarit Kristjan Asllani. Mesfushori i lindur në vitin 2002 do të jetë zikaltër deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)

2 comments

Kristjan Asllani kritikohet pas ndeshjes: I mungon personaliteti 23/02/2025 - 19:47
[…] LEXO ME SHUME:“Fshesa” kap edhe Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar në listën e largimeve në merkaton e … […]
Komisioni i Disiplinës/ Gjobiten Vllaznia,Tirana dhe Bylis 19/02/2025 - 20:05
[…] LEXO ME SHUME:“Fshesa” kap edhe Kristjan Asllanin, mesfushori shqiptar në listën e largimeve në merkaton e … […]

Comments are closed

Add Comment