Trikoja, e mbajtur lidhur nga logoja e artë Jacquemus, tashmë po bëhet trend botëror.
Modelja Kendall Jenner, ishte ajo që u përzgjodh nga firma Jacquemus për ta promovuar stilin e ri.
Jacquemus është firmë e njohur ndër vite tashmë, por në fillimin e markës, ajo arriti majat e famës nga modeli i çantave të saj veçanërisht “mini Le Chiquito”. Jacquemus u bë i njohur si “marka me ato çanta vërtet të vogla, jopraktike” dhe nuk dukej se ata mund të lançonin ndonjë gjë mjaft të freskët për t’i dhënë markës një drejtim tjetër.
Duket se po arrijnë të lartësojnë emrin e firmës së tyre me këtë triko, e cila po bëhet trend tashmë.
Trikoja u vesh nga blogerja e famshme Chiarra Ferragni, e cila ndan çdo gjë me ndjekësit e saj.
Chiarra u kritikua shumë në rrjete sociale pas këtij postimi. Shumë nga ndjekësit e saj mendojnë se veshja është e papërshtatshme, aq më tepër që tani është bërë nënë.
Një tjetër celebrity e ka veshur trikon Jacquemus. Bëhet fjalë për aktoren turke Demet Ozdemir, e cila në ndryshim nga Kendall dhe Chiara ka veshur versionin me mëngë të gjata të trikos.
Trikoja me mëngë të shkurtra kushton 230 euro, ndërsa ajo me mëngë të gjata kushton 310 euro në çmimin zyrtar.