“Ky është lojtari që na duhej”/ Trajneri i Frosinones me elozhe për sulmuesin shqiptar: Ka shumë potencial

by KLIKOJE.AL

Marvin Çuni do të transferohej te Frosinone në Serinë A. Një afrim i ardhur me vetë bekimin e trajnerit Di Francesco, që e kërkoi me ngulm në ekip.Sulmuesi 22-vjeçar i ka nisur thuajse të gjitha ndeshjet miqësore si titullar te Frosinone dhe kjo tregon se po projektohet për të qenë lojtar i rëndësishëm. Menjëherë pas ndeshjes së sotme kundër Salernitanës, Di Francesco e vlerësoi së tepërmi Cunin.

“Po e filloj me Marvin Çunin. Duhet të jetë më i vendosur para porte, por është lojtar që shtyn lart dhe është pikërisht lojtari që na duhej.Jam shumë i kënaqur me ndikimin që ka pasur. Mos harroni se nga ka ardhur. Ka shumë potencial dhe do ta shihni”, tha Di Francesco.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.