Olsi Rama nuk u përmbajt aspak pas humbjes në finalen me Egnatian. Drejtori i Partizani ironizoi hapur gjyqtarin anglez, Taylor për vendimet e tij në fushë.
NDESHJA-Nuk më vjen mirë të humbas, sidomos me këtë format. Egnatia nuk vodhi ndonjë gjë, e meritoi. Urime. Ky eksperiment na shkatrroi nga nervat me pjesën e motivimit. Erdhi një arbitër që na solli shiun dhe sot ishte me pushime.
KRITIKA NDAJ ARBITRIT-Nuk kishte asgjë për ta komplimentuar. Ai mendon se do të na tregojë ne si luhet futbolli. Në Angli kemi parë një tjetër futboll, por kur jepen 7 minuta shtesë kur loja është vonuar, nuk tërhiqtë farë vërejtje. Më duket e turpshme, ai kishte ardhur për pushime dhe nuk donte 30 minuta të tjera. Hëngri një drekë të mirë dhe iku.
SKUADRA-Partizani duhet të bënte më shumë, finalja nuk i falet një kundërshtari të tillë. S’duhet të hynim ashtu në pjesën e parë. Do ta analizojmë këtë pjesë.
NDRYSHIMI I SKEMËS– Partizani ka qenë kundër që në fillim. Nuk e dimë si do të luajmë në kampionatin tjetër. Do të përgatitemi për kupat e Europës dhe për titullin vitin tjetër.