“Kush s’kërcen është mi bashkie”/ Festë e çmendur e Partizanit në dhomat e zhveshjes, e pëson Colella (video)

Kampionë në fund të një sezoni të trazuar, me shumë ulje e ngritje. Partizani ngriti lart trofeun e 17 në histori, pikërisht kur mendoi se e kishte e humbur. Në javën e parafundit erdhi bashkimi me pikë me Tiranën që i lejoi ta parakalonte falë ndeshjeve direkte dhe sot suksesi me Teutën 2-0 nisi festën. Ndaj dhe ekzaltimi ishte kaq i madh në dhomat e zhveshjes. Lojtarët e Partizanit nisën festën, pa harruar të ngacmojnë rivalët e përjetshëm.

Një moment i veçantë ndodhi gjatë intervistës së trajnerit Colella, më i kritikuari i të kuqve. Ndoshta edhe për këtë, lojtarët kanë dashur ti japin mbështetjen e tyre, duke ndërprerë konferencën për shtyp të tij, duke e lagur me ujë nën koret: “Campeones, Campeones” dhe “Kush s’kërcen është mi bashkie”.

Related posts

Ndodh në Superiore/ Alarm përpara ndeshjes, përplasje fizike mes dy futbollistëve në stërvitje

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)