Kush ikën të martën? Big Brother bën lëvizjen e papritur për nominimet/ Ja emrat që mund të votohen

by KLIKOJE.AL

Vëllai i madh mendoi që edhe këtë javë të bënte një “reverse” në nominime, dhe të dërgonte në nominim banorët që marrin më pak vota. Në televotim shkuan Qetsori, Nita, Jori, Elvisi dhe Dea.

Duke qenë se banorët vazhdojnë te thyejnë rregullat duke diskutuar mbi nominimet dhe strategjitë e lojës, vëllai i madh i vendosi ata edhe njëherë përballë një të papriture.

Të çuditur, pasi nuk po u dilnin “llogaritë”, banorët nisën diskutimet në shtëpi, pasi Luizi i cilësoi banorët si frikacakë sepse nuk dërgojnë në televotim banorët e fortë, por merren me ata që nuk janë aktivë në shtëpi. Duke veçuar këtu Elvisin dhe Jorin.

Edhe këtë herë, nominimet ishin si radhën e kaluar. Banorët që marrin më pak vota kalojnë në nominim. Më pak të votuarit ishin Qetsori, Nita, Jori dhe Elvisi dhe Dea.

Elvisi kishte avantazh nga Vëllai i Madh. Nominimet e tij do ishin të dyfishta. Elvisi nominoi Kristin dhe Bledin, që përkthehet në dy vota për secilin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.