Kush është diva e bukurisë për të?! Luiz Ejlli poston FOTON me…

by KLIKOJE.AL

Luiz Ejlli fitoi popullaritet shumë të madh me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP 2”, ku edhe u shpall fitues. Pas përfundimit të eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari i njohur ka qenë shumë i angazhuar me projekte të ndryshme.

Përveçse projekteve në muzikë si dhe angazhimit në aktrim, Luizi ka gjetur edhe një mënyrë tjetër për të qëndruar pranë fansave të tij të shumtë. Ai ka vendosur që të jetë mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale.

Në “Instagram”, këngëtari i dashur për publikun ndan me mijëra ndjekësit foto e video të ndryshme, që nga projektet e reja e deri te përditshmëria.

Ditën e sotme, Luizi ka marrë gjithë vëmendjen me një fotografi të postuar në “Instastory”. Ai shfaqet pranë Valbona Selimllarit, të cilën e ka cilësuar si “divën e bukurisë”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.