Kura e saktë me kanellë për tretjen e mirë dhe trupin në formë!

by KLIKOJE.AL

Tërshëra është një drith shumë i pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.

Përpos këtyre vlerave, tërshëra është e mrekullueshme për pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës dhe ka një efekt qetësues në organizëm.

Ekspertët rekomandojnë një kurë natyrale me tërshërë dhe kanellë për përmirësimin e tretjes.

Për përgatitjen e kësaj kure të mirë për tretjen ju nevojiten:

  • 6 filxhanë kafeje ujë
  • 1 lugë çaji me kanellë pluhur
  • 1 filxhan kafeje me tërshërë

Përgatitja:

Përpara se të bini për të fjetur, vendoseni tërshërën në një tas me ujë dhe mbajini në të për 7 orë.

Në mëngjes, kullojini dhe shpëlajini me ujë.

Shpëlarja ka si qëllim eliminimin e anti-ushqyesve dhe enzimave që çlirohen në ujë.

Më pas, tërshërën hidheni në një mikser, shtoni ujë dhe kanellë.

Përziejini mirë dhe më pas lëngun e trashë pijeni.

Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë.

Vlerat e Tërshërës Për Tretjen

Fibra tek tërshëra është e patretshme. Kjo fibër është si një fshesë e cila pastron të gjithë sistemin tretës dhe vë zorrët në lëvizje.

Lëvizshmëria e rregullt e zorrëve ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi.

Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet që ofron tërshëra, përthithen mjaft mirë nga sistemi tretës.

Një përthithje e tillë pengon rritjen e beftë të sheqerit në organizëm, gjë që ndodh zakonisht pas konsumit të një vakti.

Vlerat e Kanellës Për Tretjen

Kanella është e para në listën e 26 erëzave më të pasura me antioksidantë.

Studimet kanë konfirmuar se kanella ndihmon kundër problemeve me tretjen, fryrjeve, urthit, të përzierave dhe kontraktimeve të stomakut.

Kanella ul nivelin e sekretimit të acidit gastrik në stomak duke e mbrojtur sistemin tretës nga inflamacioni dhe ulçera.

Sasia e sigurtë e kanellës për shëndetin është deri në 6 gramë në ditë për 6 javë rrjesht.

Si në rastin e çdo ushqimi tjetër, edhe kura e tërshërës me kanellë duhet përdorur ngadalë për t’i dhënë kohë organizmit.

Fibra është sa e mirë por edhe e vështirë.

Nëse organizmi përballet krejt papritur me një sasi të lartë fibre, do të vuajë nga konstipacioni, diareja, gazrat dhe dhimbje të barkut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.