Kupa e Spanjës/ Real Madrid “bën zap” Barcelonën, Benzema shkëlqen me tripletë (video)

Real Madrid bën “ligjin” në “Camp Nou”, duke turpëruar me rezultatin 0-4 Barcelonën në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, teksa siguruan kështu një biletë për në finale, ku do të përballet me Osasunën më 6 maj.

Edhe pse në ndeshjen e parë madrilenët ishin mposhtur me rezultatin 0-1, dueli i kthimit foli i gjithi për skuadrën e Ancelotit, që befasoi me golin e Vincius dhe tripletën e Benzemas në minutat 50′, 58′, 80′ . Katalanasit ishin inekzistentë në pjesën e dytë, duke iu dorëzuar madrilenëve, që bënë gjithçka në perfeksion.

Related posts

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!