220
Erzeni mposht Vllaznisë me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Një pjesë e parë që prodhoi disa raste nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 63′, Erzeni do të kalonte në avantazh me Asanin. Futbollisti i klubit shijakas provon me kokë pas një krosimi që ndalet nga Qarri, me topin që rikthehet sërish te Asani, i cili nuk gabon nga shumë afër.
Në minutën e 87′ Geralb Smajli rikthehu baraspeshën. Megjithatë emocionet nuk do të përfundonin, sepse Erzeni do të shënonte golin e dytë dhe të fitores. Me këtë sukses, ekipi shijakas shkon me një moral më të lartë në takimin e dytë që do të zhvillohet në Shkodër.