Egnatia shkroi historinë duke fituar Kupën e Shqipërisë përballë Tiranës në finale me rezultatin 0-1. Festa në Rrogozhinë për këtë sukses historik nuk kishte fund dhe kjo u pa në postimet e futbollistëve të Egnatias.
Në një video të postuar nga portieri Alen Sherri, shfaqen tifozët që kanë pushtuar rrugët e Rrogozhinës me fishekzjarrë dhe tymuese duke kërcyer dhe duke pritur autobusin e heronjve të tyre.