Kungullor misri

Përbërësit

400 gr mazë

mazë të hollat

1 litër mazë të larat

1 kg kungull i gërryer

200 gr miell misri

kripë

Hapat

Shkrihet maza

Largohet ena nga zjarri

Shtohen të larat, kungulli dhe kripa

Masa përzihet mirë,pastaj hidhet mielli gradualisht duke e përzier vazhdimisht

Masa e përgatitur derdhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta

Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta

Shërbehet me qumësht të ftohtë,djathë etj.

Related posts

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

Turli me perime të stinës – Plot vlera dhe shije fantastike në një pjatë

Kek me mollë dhe portokalle – Shije dhe aromë fantastike!