Kumbulla largohet nga Roma, bashkohet me një shqiptar në klubin e Serie A (VIDEO)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla largohet nga Roma, por qëndron në Serie A, pasi do të veshë fanellën e Sasuolos për pjesën e mbetur të sezonit. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur që mbrëmjen e djeshme dhe janë sistemuar edhe detajet e këtij transferimi.

Kumbulla do të shkojë te Sasuolo në formë huazimi të thjeshtë deri në përfundim të sezonit aktual. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore me skuadrën e re dhe në orët në vazhdim do të zyrtarizohet edhe transferimi i tij te Sassuolo.

Kumbulla shpreson që të gjejë më shumë hapësira në fushë te Sasuolo, pasi te Roma ka munguar edhe për shkak të një dëmtimi, që e la larg formacionit për një kohë të gjatë. Te Sasuolo mbrojtësi do të bashkohet me mesfushorin shqiptar Nedim Bajrami.

Related posts

Orges Shehi nuk duhet të ndezë vetëm Tiranën, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar prej 2 muajsh

Buzëqesh Kërnaja, te Partizani rikthehet sulmuesi që u dëmtua në Kupat e Europës

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League