KULTURA
Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cilat dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave të tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet e tjera etnografike.
Traditat e Dibres
Veshjet
Kur jemi te veshja, popullata dibrane dallon mjaft nga viset e tjera, pasi i kushton rëndësi të theksuar. Si psh, në një dasëm dibrane, çdo dibran është i veshur me veshje elegante e serioze, pasi, siç thotë një fjalë dibrane :
“Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që të ka ftuar”.Mund te them qe populli dibran edhe ate pak qe ka,mundohet ta shpenzoje per mireqenien,duke i krijuar keshu vetes nje profil krejtesisht te paster njerzor.Respektit ndaj njeri-tjetrit ne Diber i eshte vene mjaft rendesi,gje te cilen mund ta vertetojme me shprehjen e te rinjve,duke e ledhatar shoku shokun me shprehjen “baba”,e shprehjen qe nuk e kursen as femija i djepit per askend”naqeta”
Gatimet tradicionale të Dibrës
Kur jemi te recetat tradicionale, duhet mos harruar specialitetet tradicionale dibrane, duke filluar nga qepa “qepa e Ramazanit” (lloj gjelle që përgaditet në muajin e Ramazanit) sheqerparja, hallva, jufkat (lloj brumi i ngjajshëm me makaronat, të cilat rezervohen njëherë për gjithë vitin), por nuk do të thotë që nuk pregaditen ushqime të trevave të tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin autorët e mëdhenj shqiptarë e kanë cilësuar si ushqimin nëntë mujor për shqiptarët e hershëm, pasi tre muajt e verës janë ushqyer me fryte të pemëve verore.
Lindjet
Kur një femijë lindte e gjithë familja gëzohej e për këtë gëzim prindërit thërrisnin komshinjtë dhe disa të afërm. Kur lindte një djalë i zoti i shtëpisë dilte në oborr dhe qëllonte me pushkë. Më pas miqve u shpërndaheshin embëlsira nga më të ndryshme. Kur lindte vajzë bënin një festë brënda familjes dhe më pas hanin një embëlsirë.
Vdekjet
Kur një njeri vdiste burrat dhe gratë ishin në dhoma të veçuara. Në fillim arkivoli kalonte në dhomën e burrave e më pas në dhomën e grave. Në dhomën e burrave kalon arkivoli dhe i japin përshëndetjen e fundit (ndonjëherë burrat edhe qanin). Kur arkivoli kalonte në dhomën e grave, gratë nisnin të vajtonin e të këndonin këngë vajtimi. Gratë qanin shumë.
Dasmat
Ashtu si në ditët e sotme vajza dhe djali pyeten nëse do ta duan njeri-tjetrin “në të mirë e në të keqe” për tu betuar më pas para imamit apo shehut. Dy ose tre veshje komplet për nusen ishin të detyrueshme për çdo rast. Por kërkesat nga ana e shtepisë së dhëndrit mund të shkonin deri në 7 apo 8 palë veshje, si edhe monedhat e vjetra turke që shpoheshin dhe përdoreshin në vend të vathëve. Dhurata e parë, shënja të fejesës ishte shaia ose shalli për vajzën dhe riza për djalin.
Nusja shikohej nga unaza
Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik” nga ku mund të shikonte gruan e tij të ardhshme. Ndërkaq dhëndri nxirrte unazën dhe e vinte në sy në mënyrë që ta shikonte nusen për herë të parë nëpërmjet saj. Pastaj, nusja ndalej të porta e shtëpisë dhe në dy krahet i futeshin bukë, pastaj kunguj. Teksa hynte brënda nusja, i hidhnin edhe një gel mbi kokë. Me një hatllagi (shkopi që hapen petët e byrekut) hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.

Rritet kur hyn nusja tek dhëndri
Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tre ishin veglat kryesore të muzikës: Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tre herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë, dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë me ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t’i sjellë çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të “mos ta zinte magjia”.
Nata e parë e dhëndrit me nusen
Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Ja disa vargje: “Pjergull o, moj pjergull o, i lë vetë beqarët në livadh, duke kullotur gomarët…” Shokët e ngacmojnë me lloj lloj batutash. Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brënda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort. Këndojnë te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajës, daja dhe të afërm të tjerë dhe së bashku hanin petulla. Me ngrënien e petullave, ia niste nusja e pastaj dhëndri e më pas të gjithë të tjerët që i rrethonin. Pas kësaj, të afërmit ngriheshin dhe i linin vetëm nusen me dhëndrin. Të nesërmen në mëngjes, ajo që duhej të zgjohej e para e shtëpisë dhe të dilte përjashta, ishte nusja e re. Duke mbajtur përdore një djalosh 5-6 vjeçar, nusja shkonte tek çezma e fshatit apo e qytetit që të mbushte ujë.