“Është kampionati më i korruptar”/ Tekniku italian “nxin” Superligën në gazetën italiane: Nga skandali me Partizanin, te Safet Giici: Ia gjeni videon në YouTube

Kukësin

Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzeta Dello Sport”, trajneri i mirënjohur që ka drejtuar Kukësin Teutën dhe Flamurtarin, Diego Longo, ka kritikuar ashpër kampionatin shqiptar. Ai nuk është kursyer, duke e cilësuar si kampionatin më të korruptuar në botë, me episode nga më të ndryshmet, duke u ndalur te një i tillë kur drejtonte Kukësin, për një ndeshje të luajtur kundër Partizanit. Trajneri italian nuk harroi të përmendte as Safet Gjicin dhe skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Kukësit, duke u shprehur në mënyrën më negative të mundshme për eksperiencën e tij në vendin tonë.

Kur e bëtë kalimin nga asistent në trajner?
Pas përvojës sime në Ukrainë, te Dinamo Kiev. Ishte viti im i fundit si asistent, vendosa që kishte ardhur koha. Ishte viti 2021, dhe unë tashmë kisha një marrëveshje për të shkuar në Arabinë Saudite, por ajo dështoi në minutën e fundit. Rrezikova të humbisja sezonin, kështu që vendosa të shkoja në Shqipëri, te Kukësi.

Si është kampionati shqiptar?
Kampionati më i korruptuar në botë. Marrëdhëniet midis klubeve dhe institucioneve të futbollit apo jo, janë shumë të ndërlikuara. Kam parë shumë gjëra të papranueshme, por ka një episod që i tejkalon të gjitha të tjerat.

A mund të na e tregoni?
Në vitin tim të parë me Kukësin, luajtëm për vendin e fundit që siguronte Europën kundër Partizanit. Ata janë një nga ekipet më të mëdha, ekuivalenti shqiptar i Juventusit dhe kanë një fuqi të jashtëzakonshme. Një ditë para ndeshjes, na morën fushën e stërvitjes, duke thënë se kishin organizuar një ndeshje për ekipin e tyre nën 16 vjeç. Por më e keqja ndodhi të nesërmen. Gjatë ndeshjes, VAR u shkëput për 15 minuta, “probleme teknike” sipas gjyqtarit. Gjatë atij momenti, na u mohuan dy penallti të hapura dhe një penallti e trilluar iu dha Partizanit, i cili fitoi dhe u kualifikua për në Europë. Pas vërshëllimës së fundit, vrapova në dhomën e zhveshjes i tërbuar dhe i thashë presidentit tim se duhej të ngrinte zërin, se situata ishte e papranueshme. Ai, i cili ishte edhe kryetar bashkie i një qyteti shqiptar në atë kohë, u përgjigj: “Nuk ke pse të zemërohesh, ne jemi në rregull kështu’. Ai u arrestua një vit më vonë.”

Por aventura juaj në Shqipëri vazhdoi…

Fillimisht te Flamurtari dhe pastaj te Teuta. E udhëhoqa ekipin, i cili nuk po shkonte mirë, drejt fazës play-off për Superioren, por e humbëm ndeshjen për shkak të një gabimi të portierit në minutën e fundit. Pas Teutës, ku nuk kishte ambiente apo akademi futbolli, u largova dhe u ktheva në Itali.

Në Serie C, te Sestri Levante…
Ishte si të kthehesha në Shqipëri: nuk kishte dëshirë për të bërë atë hap përpara.

Related posts

“Të luftojë për të sjellë ca lojtarë në ekip”/ Çfarë ndodhi? Ilir Daja nerovz pas barazimit me Teutën: Duhet të mbajë përgjegjësi pastaj edhe për gjërat e tjera

Teuta dhe Dinamo harrojnë të bëjnë gol, në “Niko Dovana” fiton… mërzia

Pogradeci bën “bingo” në merkato, firmos me ish-kapitenin e…. (FOTO)