Kukësi, titulluari i skuadrës braktis skuadrën pas rënies në Kategorinë e Parë

Kukësi

Mungon vetëm zyrtarizimi. Angelo Tafas nuk do të jetë më lojtar i Kukësit. Kapiteni i verilindorëve ka vendosur të largohet pas rënies në Kategorinë e Parë.

Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se portieri ka tërhequr ditën e sotme dokumentat nga klubi, teksa kërkon një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën. 23-vjeçari “braktis” anijen në momentin më të vështirë të kuksianëve.

Kujtojmë se kontrata aktuale e kapitenit përfundon në qershor të viti 2025, ndërsa pjesë e Kukësit është bërë që në gushtin e vitit 2024. Një largim i rëndësishëm për verilindorët, të cilët sezonin e ri do të luajnë në Kategorinë e Parë, ku do të synojnë edhe rikthimin sa më shpejt në superiore.

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…