Kukësi siguroi Kategorinë e Parë, klubi verilindor jep mesazhin e qartë: Vitin tjetër për Superioren (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Kukësi mjaftohet me një penallti shënuar saktë nga Redon Danaj, për të siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë. Në një ndeshje play-out” shumë të luftuar nga skuadrat, ku nuk kanë munguar ndërhyrjet e ashpra dhe shumë kartona të verdhë që në minutat e parë, gjithçka është vendosur nga një penallti e akorduar në minutën e 30 të takimit nga gjyqtari Olsion Yzeiraj pas një faulli ndaj Redon Danajt në zonë.

Ka qenë vetë ky i fundit që mori përsipër gjuajtjen duke e transformuar saktësisht për t’i dhënë avantazhin verilindorëve. Më pas skuadra e drejtuar nga Tafaj luajti e kujdesshme deri në fund të ndeshjes, duke mbajtur larg portës së vet Orikun, për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe në sezonin e ardhshëm.Finalja e “play-out” ishte mjaft e luftuar. Dhe verilindorët kishin gjithë të drejtën për të festuar pas ankthit të finales.“Ia dolëm. Shihemi sezonin e tjetër. Bashkë, për Superioren”, shkruhet në postimin e klubit të Kukësit. Kukësi prej këtij sezoni luan në të Parën. Synim është rikthimi në elitë ku u fitua edhe titulli kampion para 8 viteve.

KASTRIOTI-LUZI

Kampionati i Kastriotit ka ardhur gjithnjë në rënie, por shpresohet që sezoni të shpëtohet në ndeshjen e fundit, ku të dielën do të përballen me Luzi 2008. Bëhet fjalë për finalen e “play out”-it, ku fituesi i këtij takimi do të luajë në Kategorinë e Parë në sezonin 2025-2026. Takimi është vendosur të luhet ditën e diel, ora 15:00, në stadiumin e Vorës.

LEXO ME SHUME:Jemi me tifozët dhe në fushën tonë, Skënder Gega i kërkon lojtarëve sforcon e fundit: Respekt për Elbasanin, por kam besim se do ia dalim…

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.