Kukësi lëviz në merkato, lojtari i Flamurtarit dhe i Dinamos drejt firmës, një nigerian për sulmin

Kukësi do të zbresë nesër në fushë, për javën e parë të Kategorisë së Parë kundër Erzenit. Verilindorët kanë lëvizur në merkato, ndërsa në klub kanë filluar të lëvizin. Sipas Newsport, klubi verilindor ka arritur të transferojë  qendërsulmuesin nigerian Victor Jaiyeola. 22-vjeçari ishte pa ekip prej janarit të këtij viti ku u largua nga SP Vernotico në Itali. Një tjetër sulmues që ka firmosur me klubin është Albi Metani, i cili doli lojtar i lirë këtë verë pasi kartonin e zotëronte Flamurtari.

Kukësi po ashtu ka transferuar mesfushorin Redon Danaj. 24-vjeçari ishte pjesë e Dinamos në sezonin e kaluar. Kështu dhe verilindorët mbushin mungesat në disa reparte

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)