“Besoj te mbijetesa”, Kukësi luan ndaj Orikut në “Play-Out”, trajneri Tafaj: Kam besim te djemtë e mi

Kukësi

Kukësi do të shkojë në ndeshjen e “play ou”-it ndaj Orikut me një ecuri që lë për të dëshiruar të javëve të fundit, ku kanë sigluar rezultate negative. E tillë ishte edhe disfata ndaj Burrelit, ku u mundën në shifrat 1-2 në “Kukës Arena”.

Trajneri Fatjon Tafaj pohon për mediat pas humbjes me matjanët se bëhet fjalë për një ngërç psikologjik, sepse ekipi i ka pasur mundësitë për shënim para portës. “Këto ndeshjet e fundit na shërbenin më shumë për gjendjen psikologjike të lojtarëve, që duhet të arrinim të paktën një fitore. Mendoj se jemi në një ngërç shumë të madh psikologjik, sidomos përpara portës. Pësojmë gola shumë të thjeshtë, bëjmë një lojë të mirë dhe nuk arrijmë t’i finalizojmë mundësitë që kemi. Do mundohemi të bëjmë gjithçka që të paktën kundër Orikut ta kemi ekipin e plotë dhe të përgatitur mirë mendërisht për ndeshjen”, u shpreh fillimisht trajneri Tafaj.

Në lidhje me finalen e mbijetesës ndaj Orikut në raundin “play out”, tekniku kryeqytetas pohoi se e njeh kundërshtarin dhe ka besim te djemtë që stërvit çdo ditë, për ta kaluar me sukses dhe Kukësi të mbijetojë. “Do mundohemi me videot që kemi për këtë ndeshje, edhe pse nuk do të thotë asgjë. Nëse nuk do të kemi impenjimin dhe agresivitetin e duhur për t’i shfrytëzuar mundësitë në maksimum, do ta kemi shumë të vështirë. E kam parë edhe ekipin e Orikut, e di mënyrën se si luajnë dhe, nëse do të hyjmë të papërgatitur, do ta kemi shumë të vështirë. Kam besim te djemtë dhe besoj se do ta kalojmë me sukses”, mbylli prononcimin e tij për mediat pas ndeshjes me Burrelin, trajneri i Kukësit, Fatjon Tafaj.

4 trajnerë e kanë drejtuar Kukëisn në këtë sezon në Kategorinë e Parë. Kampionati nisi nën drejtimin e Ilir Spahiut, për të vijuar më pas me Emiljano Çelën dhe Alfred Allamanin, për ta përmbyllur me Fatjon Tafajn.

LEXO ME SHUME:Te Flamurtari e “djegin” pas rikthimit në Superiore, Sinan Idrizi ia merr këngës, 100 të ftuar në drekën festive (video)

Related posts

Te Flamurtari e “djegin” pas rikthimit në Superiore, Sinan Idrizi ia merr këngës, 100 të ftuar në drekën festive (video)

“Jemi ndërtuar për trofe”, Edlir Tetova beson te përmbysja e rezultatit: Egnatia është me strategji të qartë për finalen

“Jemi gati për çdo lloj situate”, deklaratë kompromentuese e Skënder Gegës: Egnatia ka pikësynimet e veta, ndryshe luan me ne, ndryshe me…