Franci Lala është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi 24-vjeçar kalon në Superiore nga Kategoria e Parë ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Korabit.
Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me verilindorët, duke shtuar në këtë mënyrë forcat në prapavijë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Kukësi firmosi me një tjetër futbollist nga Korabi dhe bëhet fjalë për Mario Beshirajn.