Kujt i është mirënjohës Luizi? Këngëtari poston foton e veçantë që emocionoi ndjekësit!

Luiz Ejlli ose ndryshe fenomeni i Big Brother Vip 2 gjatë gjithë këtij formati u bë “pjesëtari” më i ri në shtëpitë e shqiptarëve. Këngëtari arriti t’i vjedhë zemrat mijëra shqiptarëve, të cilët në asnjë moment nuk u kursyen duke i treguar atij se sa shumë e mbështesnin. Me dhurata të shumta, dronë dhe pafund mesazhe për ta shpëtuar kur ishte në nominim, shqiptarët gjatë gjithë rrugëtimit që Luizi pati brenda në Big Brother Vip 2, ishin me të.

Edhe për të gjitha këto këngëtari i është mirënjohës. E këtë gjë e ka treguar sërish së fundmi përmes një postimi në “InstaStory”.

Këngëtari shkruan se nuk i harron ata njerëz që i kanë qëndruar afër kur kishte nevojë dhe se e deshën prej vërteti, pa kushte, fjalë, por vetëm me vepra.

“Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kisha nevojë, kur s’kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillim i irrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë dhe natën ditë duke përjetuar çdo gjë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!”, shkruan Luizi.

Related posts

Më pak se 1 muaj! “BBV Albania 4” vjen me risi, VIP-a dhe njerëz të thjeshtë, ja emrat që përfliten

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)