Thuajse të gjitha femrat, ndodh edhe meshkujt, vuajnë nga rënia e flokëve. Madje në kushte të caktuara duket sikur ndonjë ditë do mbetemi pa qime në kokë aq shumë bien kur kriheni ose lani kokën.
Mirëpo kjo ndodh edhe për shkak të gabimeve tona në përditshmëri.
Më poshtë keni 3 gabimet që të gjithë i bëjmë duke ndikuar në shkatërrimin e flokëve tona:
1.Larja me ujë shumë të nxehtë
Kur lajmë flokët, uji duhet të jetë i vakët dhe jo i nxehtë pasi ky i fundit hap shumë poret e flokëve duke rezultuar që të gjithë përbërësit kimikë të produkteve të flokëve t’i thajnë ato.
2.Nuk i krehim kur janë të lagur
Flokët duhet t’i krehim pas banjës dhe kur janë të lagur. Arsyeja është se krehja e flokëve kur janë të thatë dhe të ngatërruar i thyen dhe dobëson ato.
3.Mënyra e gabuar kur i kapni bisht
Këshillohet që të shmangni kapjen e vazhdueshme të flokëve me një llastik pasi këput fijet. Zgjidhni disa lidhëse që nuk i dëmton flokët.