Një ngjarje e rëndë dhe skandaloze është raportuar ditën e sotme në një qendër të të moshuarve në Kosovë. Një e moshuar është dhunuar burtalisht nga një infermiere dhe 3 kujdestare në azilin në Pejë. Siç shihet në video, infermierja godet e më pas e përplas nga muri të moshuarën, ndërsa 3 kujdestaret qeshin teksa shohin skenën e rëndë. Fillimisht videoja është publikuar nga një qytetare dhe më pas është bërë virale në media.
Një pamje e tillë ka sjellë tronditje në opinionin publik, e për pasojë qytetarët u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin masa. Pas publikimit të videos, policia ka arrestuar dy prej punonjseve, identetiteti i të cilave për arsye hetimore nuk është bërë ende publike.
“Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”, njofton prokuroria.