KUJDES! Ngrihet “droni edukues”/ Policia paralajmëron shoferët: Ja si shënjestroheni dhe kapeni mat (VIDEO)

Policia e Shtetit ka publikuar një video informuese në lidhje me ‘dronin edukues’, ku thekson se objektiv i këtij të fundit është rritja e sigurisë rrugore përmes kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës.

Ne pamjet e publikuara shfaqen disa automjete të cilat nuk respektojnë vendkalimin e këmbësorëve në një rrugë të kryeqytetit, mjete të cilat shënjestrohen me ngjyrë të kuqe dhe më pas ndalohen nga efektivët e policisë rrugore.

Sakaq ata drejtues të cilët nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, do të ndëshkohen sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Një ndër objektivat e “dronit *edukues*” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën