Të gjithë përdoruesit e WhatsApp janë paralajmëruar të kenë kujdes pasi në telefonat e tyre po vijnë, ose mund të vijnë mesazhe të rreme që synojnë të vjedhin të dhënat tuaja personale.
Sipas The Sun, mashtruesit po dërgojnë mesazhe në WhatsApp duke u prezantuar si “suporti” i aplikacionit për t’ju gënjyer që të jepni informacione me të dhëna personale.
Blogu WhatsApp WABetaInfo po paralajmëron përdoruesit që të kenë kujdes nga “llogaritë mbështetëse” të rreme.
![](https://klikoje.com/wp-content/uploads/2022/04/fake.webp)
Këta mashtrues përdorin foto profili që duken zyrtare dhe të verifikuara si të Whatsapp.
Por ka një mënyrë të thjeshtë për të konfirmuar nëse llogaria është e vërtetë apo jo.
Suporti i vërtetë i WhatsApp në pronësi të Meta do të ketë shenjën e verifikimit me ngjyrë të gjelbër pranë emrit.
Kjo shenjë nuk është e disponueshme për mashtruesit.
Nëse një llogari si kjo në foton lart ju dërgon mesazhe, shpërfilleni atë dhe fshijeni menjëherë mesazhin.
Ata ka gjasa të kërkojnë kodin tuaj të verifikimit gjashtëshifror, i cili do t’u japë atyre akses në llogarinë tuaj.