401
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka qenë padyshim ‘arkitekti’ i këtij rrugëtimi të suksesshëm drejt EURO 2024.
Pas kualifikimit në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm. Jo vetëm me futbollistë dhe pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozët.
Ata që kanë qenë të pranishëm në tribunat e stadiumit në Kishinau, kanë parë se si në fund tekniku shkoi dhe u dha dorën me radhë shumë tifozëve, duke mos kursyer foto me ta apo edhe përqafime mjaft të ngrohta.