Kthjellime, reshje shiu, rrebeshe e breshër/ Ja si e parashikojnë sinoptikanët motin për fundjavën (foto)

by KLIKOJE.AL

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë moti pritet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet do të jenë me intensitet të ulët në jug, ndërsa në veriperëndim dhe qendër me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Hera-herës priten reshje në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Ditën e diel moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga reshje lokale shiu në veri dhe qendër të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i forcës 2-3 ballë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.